Pas bisedimeve në Turqi, fillon tërheqja e rusëve, dalin pamjet e para (Video)

Shpërndaje

Ushtria ruse është duke u tërhequr nga Kievi dhe rrethinat e tij. Këtë e njoftuan më herët zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ndërsa sëfundmi po qarkullojnë edhe video të lëvizjeve në terren.

Mediat ukrainase kanë filluar të publikojnë pamje të lëvizjes së tankeve ruse në veri të vendit, në drejtim të Bjellorurisë për të hipur në trena, përmes të cilëve do të pozicionohen diku tjetër.

Gjithçka ndodh pas negociatave mes delegacioneve ruse dhe ukrainase në Turqi, ku të dyja palët u shprehen se përfundimi ishte pozitiv.