Rusia lëshon pe, pranon anëtarësimin e Ukrainës në BE nëse heq dorë nga NATO-ja

Shpërndaje

Derisa ka nisur rundi i ri i bisedimeve Ukrainë-Rusi me ndërmjetësimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan të martën në Stamboll, raporte të reja thonë se Rusia po zvogëlon synimet e saj dhe se është e gatshme të bëjë dy lëshime të mëdha, shkruan të martën “The Financial Times”.

Katër persona të informuar mbi bisedimet në vazhdim i kanë thënë gazetës se Kremlini ishte i gatshëm të lejojë Kievin të anëtarësohet në Bashkimin Evropian me kushtin që të braktisë përpjekjet për t’u anëtarësuar në NATO.

Po ashtu, thirrja që Ukraina të “denazifikohet” – që kuptohet gjerësisht si kod për ndryshimin e regjimit në Kiev, është hequr nga “fjalori zyrtar” i Rusisë si pjesë e negociatave të armëpushimit, kanë thënë të njëjtat burime.

Tashmë janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufirin me Bjellorusinë si dhe në Turqi, por ende nuk ka asnjë marrëveshje për armëpushim të paktën