Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Salih Mustafës
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot do të vazhdojë seanca ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare në të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës.
Dëshmitari i pestë i mbrojtur në gjykimin ndaj Salih Mustafës, do t’u përgjigjet sot pyetjeve të trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.
Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.