Bota

Profesori amerikan: Biden duhet ta rivendosë autoritetin në Ballkan

Shpërndaje

Profesori amerikan, Ivan Sascha Sheehan ka thënë se SHBA duhet të riangazhohet në Ballkan edhe një herë.

Ai thotë se SHBA mund të shpëtojnë suksesin e tyre të vetëm siç është konsolidimi i shtetësisë së Kosovës duke e ripërkushtuar veten në Ballkan, transmeton Gazeta Express.

“Evropianët nuk japin asnjë justifikim përse duhet t’u besohet atyre në Ballkan dhe administrata e Biden nuk tregon shenja të ri-angazhimit me rajonin, por zyrtarët amerikanë duhet të angazhohen edhe një herë. Ajo që zyrtarët amerikanë duhet të kuptojnë është se Amerika jo vetëm që e futi Kosovën në ekzistencë, por gjithashtu solli një demokraci shumëpartiake në një rajon pa histori të tillë. Duke ripërkushtuar veten në Ballkan, Shtetet e Bashkuara mund të shpëtojnë suksesin e tyre të vetëm në shtet-ndërtimin e tridhjetë viteve të fundit, përp ara se të dorëzohet para indiferencës amerikane dhe paligjshmërisë evropiane”, ka deklaruar profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Baltimore.

Ai thotë se Serbia së fundi ka rishfaqur agresionin e saj duke vendosur trupa në kufi me Kosovën.

“Sot, Serbia, prej kohësh agresori, ka kthyer trupat në kufirin midis vendeve të pavarura dhe patrullon kufirin nga qielli me avionë luftarakë të prodhimit rus – kjo është një pamje shqetësuese”, ka thënë ai ndër të tjera.

Sheehan ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe arrestimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai thotë se një Gjykatë të tillë duket se BE-ja po e përdor për largimin e çlirimtarëve nga politika.

“Të them të drejtën: BE-ja duket se po përdor KSK-në për të çrrënjosur liderët çlirimtarë të Kosovës nga politika e kombit të tyre”, ka shkruar tutje ai.