Trajanov për shumicën e re: Me shumë mundësi do të ketë zgjedhje të reja

Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike, (LD) Pavle Trajanov, për TV21 ka thënë se shumica e re parlamentare është hyrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai tha se me 61 ose 62 deputetët e shumicës së re, Kuvendi nuk do të jetë stabil dhe pritet të ketë zgjedhje të reja.

“Me 61 deputetë apo 62 sa jemi tani, Kuvendi nuk do të jetë stabil, nuk do të mund të mbështesë projektet e propozuara nga Qeveria dhe supozoj se do të jenë hyrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse votohet mosbesimi i Qeverisë, presidenti do të kërkojë se kush ka shumicë që ta ndajë mandatin, pastaj duhet ta ndajë mandatin”

“Mendoj se ky proces do të zgjasë deri dy muaj dhe mundësitë më të mëdha janë që të ketë zgjedhje të reja, se sa qeveri të re me shumicë të re”, tha mes tjerash Trajanov.

Ai shtoi se shtetin e pret periudhë e vështirë, kur dihet se në dhjetor pritet që të merret vendim për nisjen e negociatave me BE-në./Telegrafi/