Djalit të Aleksandar Vuçiq i ndalohet hyrja në Mal të Zi
Pavarësisht se është president i shtetit serb, djalit të tij iu ndalua hyrja në shtetin e afër të rajonit, saktësisht në Mal të Zi.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar se as ajo dhe as presidenti serb, Aleksadnar Vuçiq nuk e kishin asnjë informacion se djalit të presidentit serb i është ndaluar hyrja në Mal të Zi.
Ajo vlerësoi se ishte e pabesueshme dhe vuri në dukje se ka “sulme të tmerrshme” në drejtim të Vuçiq, Serbisë, Qeverisë dhe familjes së Vuçiq.
Ajo tha se në media ishte raportuar se vajzat e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq janë dëbuar nga Serbia, ndërsa askush nuk shkroi se si i është ndaluar hyrja në këtë shtet djalit të Vuçiq.
“I shihni ato paralale, sido që të ndodhë Danilo Vuçiq e kanë dëbuar nga Mali i Zi, i është ndaluar hyrja pa asnjë shpjegim dhe askush nuk shkruan për këtë”, tha ajo.
Madje ajo tha se sulmet që po bëhen në drejtim të familjes së Vuçiq, nuk kanë të bëjnë me djalin e tij.
“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Vuçiq, një instrumentalizim i djalit të tij, familjes së tij, për ta sulmuar atë. Kjo është është fushata më e ndyrë që kemi parë ndonjëherë”, tha ajo.