Showbiz

Modelja thotë se i fshihet Instagrami pasi është ‘shumë e bukur’

Shpërndaje

Një modele e Instagramit, ka thënë se jeta e saj është shumë e vështirë pasi është ‘shumë e bukur’.

Veronika Rajek, 25 vjeçare nga Sllovakia, pretendon se profili i saj në Instagram fshihet vazhdimisht sepse ndjekësit e raportojnë se është false, sepse ajo është ‘shumë e bukur’ për të ekzistuar.

Të tjerë dyshohet se e ngacmojnë ish-finalisten e Miss Sllovakia 2016 për kryerjen e operacioneve plastike, gjë që ajo këmbëngul se nuk është e vërtetë.

“Njerëzit as nuk besojnë se unë ekzistoj”, tha Veronika. “Është mjaft diskriminuese që gratë e tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë si unë dhe unë nuk mundem, mua më fshihet llogaria për shkak të pamjes sime. Unë e quaj veten alien pasi njerëzit nuk besojnë se jam e vërtetë. Ata mendojnë se jam robot”.

“Njerëzit thonë se të bukurit e kanë të lhetë, por unë e kam më keq pasi njerëzit e bëjën më të vështirë për mua për shkak të bukurisë”.

Modelja, me qendër në Vjenë, Austri, udhëton nëpër botë duke krijuar përmbajtje për Instagramin e saj dhe pretendon se njerëzit janë ‘gjithmonë të befasuar’ kur e takojnë për herë të parë.

Ish-finalistja e Miss Sllovakia 2016 pretendon se merr qindra mesazhe nga gratë që e turpërojnë rregullisht dhe se shumë i thonë se ajo përdor filtra për të avancuar pamjen e saj.

Veronika, e cila ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram tha: “Unë nuk marr mesazhe nga burra që nuk mendojnë se jam e vërtetë, por mesazhet më të këqija në Instagramin tim janë nga gratë që më pyesin pse shtirem. Unë nuk bëj asnjë rregullim, formësim apo filtër – përdor një mjet për zbutjen e lëkurës, por mendoj se kjo është normale”.