Qeveria po “bie”? Zejdi pranon sfiden e Micevskit!

Shpërndaje

Siç mëson TV21, ftesa e shefit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE po diskutohet në kryesinë e Alternativës dhe nga aty vazhdohet tutje si një opsion i mundur për ta rrëzu qeverinë.

Mbrëmë si mysafir në Click Plus, Zejdi tha se nuk nënshkruan mocion mosbesimi bashkë me Levicen!

Sot ndërkaq lojën e ndryshoi VMRO-DPMNE, e cila po i jep Zejdit 19 nënshkrime për nismë të re që ta rrëzojnë qeverinë LSDM-BDI!

20 deputetë mjaftojnë për të paraqitur një mocion, kurse qeveria rrëzohet me 61 deputetë!

Para pak orësh Micevski publikisht sfidoi Skender Rexhepin, duke e porosit që “të mos gjenden arsyetime” të llojit “jo pse ai, e jo pse ky”!

TV21 kontaktoi me z. Rexhepi, por me të mbaruar mbledhja e kryesisë së AAA, do të merr përgjigje!