Xhaferi: Nuk pajtohem me nismën, nuk do të jem deputeti i 61-të në sallë
Një votë I mungon opozitës për kuorum për miratimin e rendit të ditës të seancës parlamentare për mocionin e mosbesimit të Qeverisë. Bëhet fjalë për Deputetin e Besës, Kastriot Rexhepin, I cili përmes rrjeteve sociale njoftoi se sot nuk do të jetë I pranishëm në Kuvend.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi hapi seancën, kurse gjatë numërimit doli se në sallë janë të pranishëm 61 deputetë. Por, Xhaferi tha se nuk pajtohet me nismën për mosbesim të Qeverisë dhe nuk do të jetë I pranishëm kur do të konstatohet rendi I ditës.
Xhaferi ka thirrë Nënkryetarin e Kuvendit, Fadil Zendelin e Besës, që të vazhdojë ta drejtojë seancën duke bërë me dije se nuk do të jetë Deputeti I 61-të në sallë.
Para seancës, në Kuvend kanë mbërritur me skafanderë edhe dy deputetët e VMRO-DPMNE-së që janë në izolim për shkak të COVID-19. Bëhet fjalë për Angelika Petkova dhe Nikola Micevski.
Ndërkohë me kërkesë të koordinatorit të Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska, është kërkuar një orë pauzë.
Në Kuvend nuk janë të pranishëm deputetët e shumicës parlamentare.
Seanca për besimin e Qeverisë do të zgjasë deri ora 00:00. Nëse opozita siguron 61 vota kundër Kabinetit Zaev, atëherë Qeveria obligohet të dorëhiqet në afët prej 24 orëve, ku pas 10 ditëve Presidenti Pendarovski duhet ta jep mandatin për Qeveri të re.
Në të kundërtën nëse konfirmohet se nuk kanë 61 deputetë, qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e kabinetit të ardhshëm./KlanMacedonia/