Ushtaraket e FSK-së vizitojnë shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, Kastrati: Faleminderit për vizitën krenaria e Kosovës!
Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot ka pritur për vizitë ushtaraket e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Postimi i plotë:
Faleminderit për vizitën krenaria e Kosovës!
Sot, si ç’do ditë tjetër, në shtëpinë e të moshuarve patëm vizitë speciale.
Ushtaraket e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), na vizituan e na shtuan krenarinë, ato qëndruan për rreth katër orë me banorët e shtëpisë.
U emocionuan nga rrëfimet e tyre, kënduan për ti disponuar, biseduan për të ju larguar mërzinë e madje edhe ushqimin e drekës së bashku e shijuan.
Shumë faleminderit për vizitën e Zoti ju dhashtë forcë e shëndet në këtë detyrë të lavdishme!