Maqedoni

LSDM: Momentalisht shumica ka 61 deputetë

Shpërndaje

Kryetari i grupit kuvendar të LSDM-së, Jovan Mitrevski për “24 analiza” tha se momentalisht në kuvend shumica ka 61 deputetë.

Sipas tij, deputeti Kastriot Rexhepi është deklaruar se do të mbetet në shumicë, por ka edhe deptuetë të tjerë të cilët po bisedojnë.

“Pres nga vet deputetët të deklaruhen për qëndrimin e tyre. Nëse tani kemi seancë do të votojnë 61 deputetë”, tha Mitrevski.

Ndryshe, që nga enjta e kaluar, kuvendi ende nuk ka pasur seancë dhe nuk dihet nëse pushteti ka shumicë, ndërkaq opozita thotë se kanë 60 deputetë.