Përplasje mes anëtarëve të Alternativës pas deklaratës së Rexhepit

Shpërndaje

Anëtari i kryesisë së ngushtë të Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, përmes një shkrimi në Facebook, i ka reaguar ashpër bashkëpartiakut të tij Skender Rexhepi-Zejd, në lidhje me hyrjen e kësaj partie në qeveri.

Ibrahimi, ka thënë se AAA deri tani nuk ka asnjë qëndrim zyrtar partiak për pjesëmarrje në Qeveri, derisa ka theksuar se gjithcka që thuhet tjetër është qëndrim ose dëshirë personale.

“AlternAtivA ka zëdhënës të saj, ka Sekretar për Marrëdhënie me Publikun dhe ka organe të saj. Deri tash nuk ka asnjë qëndrim zyrtar partiak për pjesëmarrje në qeveri. Gjithçka që thuhet tjetër është qëndrim ose dëshirë personale”, ka shkrua ai.