Gjendet marihuanë në vlerë mbi 500.000 euro në rrethinën e Dibrës (Foto)

Shpërndaje

Sot (18.11.2021) në ora 01:05 minuta në Fushat e Banishtit në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Shqipërisë, në atarin e fshatit Amë-Dibër, punonjës të Policisë kanë gjetur 10 (dhjetë) paketime me marihuanë. Është kryer hetim në vendngjarje dhe është konstatuar se në paketime ka marihuanë me sasi të përgjithshme prej rreth 200 kilogramëve në vlerë prej mbi 500.000 eurove. Për rastin është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.