Flet vajza shqiptare që mori dhuratë të veçantë nga Bill Gates
Xhulia Kurti është renditur e dyta në konkursin botërorë të shpikjeve të reja, projekti “Internet pa WIFI”.
Ajo në ATV ka treguar se për të realizuar këtë projekt i janë dashur rreth një vit e gjysmë.
“Jam renditur e dyta në botë në projekt që ka të bëj me lidhjen e kompjuterëve dhe celularëve me Internet pa WIFI. Nga idea deri tek prezentimi i projektit mu deshën rreth 1 vit e gjysmë kohë”, tha ajo.
Derisa ka treguar se është ndjerë shumë e nderuar që ka marrë dhuratë librin e Bill Gates ende pa dalur në treg.
“Po normalisht që po sepse është shumë i njohur për pjesën teknologjike dhe ka revolucionarizuar industrinë që prej vitëve të hershme, shumë para se të lindja unë, kështu që unë jam shumë e nderuar që e kam librin e tij”, tha Kurti.