Maqedoni, nga viti i ri pritet shtrenjtimi i rrymës elektrike
Drejtori i përgjithshëm i EMV-së,Vasko Kovaçevski për TV21 tha çmimi momental i energjisë elektrike është deri në dhjetor, ndërsa nga janari do të ketë rritje.
Ai shtoi se nuk do të ketë kufizime të rrymës dhe se nuk ka vend për panik.
“Në dhjetor duhet të bëjmë plan, program për prodhim për vitin e ardhshëm. Do të orientohemi sipas shpenzimeve të rritura dhe do të formojmë çmim të ri që do ta dorëzojmë në qeveri”, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se çmimin e energjisë elektrike e rregullon KRRE dhe se ata marrin pjesë në 33% të çmimit.
“Ne do të shohim të shkojmë me çmim më të lirë, por duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të shkojmë me të njëjtin çmin si sivjet. Do të ketë rritje por nuk mund të them se sa përqind do të jetë”, tha Kovaçevski.