Grubi: Nuk do lëmë asnjë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e tragjedisë në Bullgari
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka komentuar tragjedinë e sotme që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut.
Grubi përmes emisionit “Rubikon” ka njoftuar opinionin se sot i kishte rastisur që të udhëheq seancën e rregullt të Qeverisë së RMV-së të cilën ai bashkë me kolegët e tjerë ministra e kanë filluar me një minutë heshtje në nderë të viktimave me ç’rast edhe kanë shpallur tre ditë zie në Maqedoni të Veriut.
“Kompania Besa Trans kishte licencë për transport ndërkombëtar për katër autobusë por jo edhe për këtë i cili u dogji, i cili nuk ishte pjesë e licencës së ndarë në mënyrë të ligjshme nga Ministria e Transportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut prandaj dhe kemi nisur heltim shumë të detajuar rreth rreth të gjitha detajeve që lidhen me këtë aksident për të zbardhur të vërtetën,” është shprehur Grubi.