Osmani pas takimit me Escobar: Faleminderit ShBA, tash është momenti BE të fillojë negociatat me ne
Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriell Eskobar qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ky i fundit ka falënderuar ShBA-të për mbështetjen e dhënë ndaj Maqedonisë së Veriut duke potencuar se tani është momenti që Bashkimi Evropian të fillojë negociatat me vendin tonë.
Megjithatë, edhe pse pati interesim nga mediat, nuk u lejua pyetje e gazetarëve ndaj Eskobarit.
Postimi nga Osmani:
👉 Falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së nga SHBA në të gjithë momentet kyçe që nga pavarësia jonë, që është e rëndësisë se veçantë për tejkalimin e sfidave aktuale dhe fillimin sa më të shpejtë të bisedimeve për aderim në BE.
👉 Rritja e prezencës së SHBA-së në vend dhe në Ballkanin Perëndimorë është posaçërisht e rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të rajonit.
👉 Përforcimi i partneritetit të mëtutjeshëm strategjik mes dy vendeve, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fushat e sigurisë, mbrojtjes dhe funksionimit demokratik të institucioneve janë interes i përbashkët dhe prioritet i yni i rëndësishëm në politikën e jashtme.