Muhamedi: Kjo shumicë u formua sikur në “kvantashki”, për një përdorim
Analisti politik, publicisti, Nijazi Muhamedi në një prononcim për portalin Lider ka thënë se Marrëveshja Zaev-Gashi delegjitimon rolin demokratik të shqiptarëve në jetën politike.
Sipas Muhamedit, synimi është që kjo qeveri të organizojë zgjedhjet e pranverës për t’i fituar ato. Pandershmëria shkon deri aty, thotë Muhamedi, për ta paraqitur këtë krizë të thellë të brendshme të LSDM-së si krizë të shtetit.
I pyetur se Zaev a formoi një shumicë që në afat të gjatë do të sjellë stabilitet dhe perspektivë evropiane në Maqedoni, Muhamedi tha se kjo mazhorancë, me mënyrën se si është “formuar” si treg “kvantashki” i ajvarit, me individë “shpëtimtarë” qoftë shqiptarë apo maqedonas, pa legjitimitet se kë përfaqësojnë, me motive të dyshimta për ofertën e “rolit të shpëtimit”.
Sipas tij kjo qeveri do jetë deri në zgjedhjet e ardhshme në pranverë, që të jetë ajo më pas që do të organizojë dhe “fitojë” zgjedhjet..!