Sela: Alternativa nuk u tregua parti serioze, ata na tradhëtuan
Kryetari i ASH ka komentuar futjen e Alternativës në Qeveri. Sela ka thënë se Alternativa nuk janë parti serioze.
“Alternativa nuk u tregua parti serioze. Ata na tradhëtuan kur u futën në Qeveri. Ne e dimë se pse jemi kjo parti si Aleancë për Shqiptarët. Ne nuk kontrabanduam deputet siç bënë Alternativa”, është shprehur Sela në Emisionin 200 në Alsat-M.
Gjithashtu Sela ka thënë se deputetët ë opozitës duhet të japin përgjegjësi para popullit i cili i ka zgjedhur. “Ne duhet të punojmë drejt për një shoqëri demokratike”, ka shtuar Sela.