Rajoni

Anulohet vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës në Shkup

Shpërndaje

Vizita e zëvendësministrit kosovar të Drejtësisë, Blerim Sallahu në Shkup është anuluar, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë në Shkup.

Sallahu duhej ta vizitojë burgun e “Idrizovës” dhe të realizojë takim me udhëheqësinë e institucionit.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu dje e konfirmoi se sot do të kenë takim me homologun e tij të Kosovës, Blerim Sallahu, por përgënjeshtroi se është paraparë takim me shtetasit e dënuar të Kosovës në rastin “Lagjja e Trimave”.

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi, midis pikave të tjera për hyrjen e Alternativës në Qeveri, dakorduan edhe monitorim ndërkombëtar në rastet “Lagjja e trimave”, “Monstra”, “Alfa”, “Almir Aliu”.