RajoniTop Lajme

Rama në Samitin për Demokraci: Të angazhuar për të luftuar korrupsionin në çdo nivel

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim në “Samitin për Demokracinë” të organizuar nga Presidenti i SHBA, Joe Biden, raporton EN. Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara pas 50 viteve izolim ndërsa mbetet ende një “demokraci e re”.

Kryeministri përmendi reformën në drejtësisë një nga hapat më të rëndësishme, duke shtuar se janë larguar nga sistemi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rama tha se sistemi i ri i drejtësisë do të jetë “i paanshëm dhe i pavarur” nga pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

“Jemi të angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Ai gjithashtu përmendi investimet për ofrimin e shërbimeve online që do të garantojë më shumë transparencë për proceset qeverisëse.

Për situatën ndërkombëtare dhe veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se paqja dhe stabiliteti garantohen vetëm përmes bashkëpunimit.