MaqedoniTop Lajme

9 kuzhinierë kanë përgatitur gati 700 vakte për familjet e kategorive sociale në Strugë dhe Ohër

Shpërndaje

Nëntë shefa të kuzhinës në Strugë kanë përgatitur më shumë se 650 shujta të ngrohta, të cilat janë shpërndarë pa pagesë për personat e kategorive sociale nga Struga dhe Ohri, shkruan Alsat.

Iniciativa është e Nikolla Petreskit nga Struga, i cili për dy muaj tashmë, në vend që të hidhte ushqimet që ka lënë duke gatuar për kompanitë private në qytet, vendosi t’ua jepte kujtdo që ka nevojë.

“Planifikuam 500 vakte, por dolën, 650-700. Është pak e vështirë, por me vullnetin për të ndihmuar njerëzit që janë të uritur dhe që kanë shumë nevojë për një vakt të ngrohtë, u mblodhëm të gjithë kuzhinierët”, thotë Nikolla Petreski-iniciator.

Përveç Strugës dhe Ohrit, shefa të kuzhinës kanë ardhur edhe nga Kavadari, Vallandova dhe Shkupi.

“Gjithçka u bë shpejt dhe është shumë emocionuese. Për ne kuzhinierët është emocionuese të ndihmojmë kategoritë sociale. Gjithçka u gatua në tre deri katër orë. Ka qofte, oriz, pire, kofsha pule, peshk”, tha Goran Filipov-kuzhinier nga Kavadari.

“Nga Covid-19 është rritur edhe numri i personave që hyjnë te kategoria me social dhe shpresoj se do të bëjmë maksimumin për të kontribuar në mënyrë humanitare”, u shprehën nga Shoqata e Kuzhinierëve të Ohrit .

Ushqimet falas janë marrë nga Kryqi i Kuq, i cili më pas ua ka shpërndarë këtyre qytetarëve.

Shpresojnë që ky shembull të bëhet traditë dhe aksione të tilla të organizohen edhe në qytete të tjera. Ata shpresojnë që kjo nismë të kthehet në traditë dhe shembulli i Strugës të ndiqet edhe në qytete të tjera./Alsat.mk