Qeveria solli vendim, ngrihen edhe çmimet e orizit, vezëve dhe pastave
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se në seancën e sotme qeveritare është sjell vendim që të ngrihen edhe çmimet e orizit, vezëve dhe pastave.
Njoftimi i Bekteshit:
👉Ngrihen çmimet e:
✅orizit
✅vezëve
✅pastave
✔️Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme Qeveria ka sjellur vendim për zgjerimin e listës së produkteve për të cilat do të vlejnë çmimet që janë aplikuar me 1 dhjetor 2021 në tregtinë me pakicë dhe shumicë.
✔️Lista është zgjeruar me tre produkte të reja ushqimore bazë, oriz, vezë dhe pasta dhe synon të parandalojë rritjet e mundshme të çmimeve të këtyre produkteve bazë, të cilat, si produktet e tjera ushqimore bazë, përdoren gjerësisht në ushqyerjen e popullatës.
✔️Përjashtohen çmimet e zbritjes së përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021.
✔️Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022.