Vuçiq i ankohet ambasadorit rus për heqjen e dinarit serb

Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Kharchenko dhe me atë rast e ka njoftuar për heqjen e dinarit serb në Kosovë.
“E informova ambasadoren Bocan-Harçenko për lëvizjen e fundit të njëanshme të Prishtinës, si dhe për pasojat e mundshme të këtij akti”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai tha se është biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse, si dhe për çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.