Taravari: Do të jem më aktiv në parti, ASH-ja shpresa e vemte e shqiptarëve në Maqedoni (Video)
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, planifikon të tërhiqet nga detyra që ka aktualisht por jo edhe nga partia. Në një prononcim për gazetën LAJM, ai tha se pavarësisht që mandati i tij partiak përfundon më 25 dhjetor, ai do të mbetet pjesë e ASH-së dhe premtoi se do të jetë edhe më aktiv se deri tani.
“Nuk bëhet fjalë për dorëheqje. Mandati i të gjithë funksionarëve partiak, përveç kryetarit të partisë mbaron me Kuvendin Qendror që e kemi më 25 dhjetor të këtij viti. Mandat i mbetet vetëm kryetarit të partisë që e zgjedh Kongresi i partisë. Kështu që preferenca ime është që në mandatin e ardhshëm (normalisht për këtë vendosin organet partiake) Sekretar të partisë të zgjedhim një njeri pak më të ri, pak më energjik, që ka më shumë kohë, që t’i përkushtohet sa më shumë strukturave partiake. Bile mendoj se është momenti që Alenca për përhapet sa më shumë. E shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë njerëzit që janë të papërcaktuar, intelektual të mirëfilltë shqiptarë, që t’i bashkangjiten kësaj nisme të organizimit të kongresit të Aleancës për Shqiptarët, që t’I zgjërojmë radhët tona dhe të riformatohemi dhe të bëhemi më të mirë, që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, Aleanca për Shqiptarët të del fitimtare”, tha Taravari për gazetën LAJM.
LAJM: Kjo dmth nuk dorëhiqeni nga partia?
Taravari: As që diskutohet. Bile, mendoj që të jem më aktiv në parti. Nëse organet partiake mendojnë se duhet të jem aty, unë jam i gatshëm dhe asnjë bëhet ai muhabet për tu larguar. Unë vazhdoj në Aleancë dhe mendoj se është shpresa e vetme e shqiptarëve në Maqedoni.