MaqedoniTop Lajme

Kontesti me Bullgarinë, Osmani: Mund të presim zgjidhje në janar

Shpërndaje

Për fat të keq, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në nivelin më të ulët të mundshëm, përfshirë edhe besimin mes nesh. Unë ndjek, natyrisht, situatën në Bullgari. Ishte një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne për të filluar negociatat.

Në Republikën e Bullgarisë ka pasur tre procese zgjedhore dhe kjo nuk ka ndihmuar në kapërcimin e mosmarrëveshjeve dhe heqjen e vetos apo bllokadës. Kështu ka thënë për “Nova TV” ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përcjell “Bgnes.bg”.

Fakti që ka pushtet politik në Bullgari tashmë na jep shpresë se dy autoritete legjitime mund të ulen dhe të diskutojnë të gjitha çështjet, dhe mesazhet e para japin optimizëm. Duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse. Historia – po, është e rëndësishme, por ne shkruajmë histori çdo ditë, krijojmë histori”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.