Albin Kurti, tre herë më shumë vota se Vjosa Osmani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 62,09% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Aktualisht, në Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i saj, njëherit dhe kandidati për Kryeministër, Albin Kurti ka marrë 150,697 Vota, kur janë numëruar 1,591 vendvotime nga 2,498 sa janë në total.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza deri tani numëron 74,710 Vota.
Në vend të tretë, si bartëse e listës së LDK-së, Vjosa Osmani ka marrë aktualisht 49,607 Vota.
Ndërsa Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 25,727 Vota.
Për të parë rezultatet klikoni KËTU.

