MaqedoniTop Lajme

62-vjeçari në Tetovë përfundon me 10-she masterin në matematikë

Shpërndaje

62 vjeçari, Ismet Mustafa, nga Rainca e Preshevës ka mbrojtur me notën 10 temën e magjistraturës në matematikë në Universitetin e Tetovës.Tema mbante titullin “Stabiliteti i njehsimeve numerike”, ndërsa u mbrojtë të hënën para komisionerëve të udhëhequr nga profesorët: Lazim Kamberi, Xhevahir Beqiri dhe mentori i kandidatit, Bilall Shahini.

E komisioni e vlerësoi prezantimin e punimit me notë maksimale, raporton Rainca.com, transmeton Klankosova.tvMustafa që e ka edhe epitetin fetar të haxhiut, është mësimdhënë i matematikës në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Raincë.