KEDS kërkon që të hiqen pajisjet shtëpiake nga priza kur s’ka rrymë
KEDS ka bërë të ditur se në shumë lokacione në Kosovë, ekipet e tyre po detyrohen të zëvendësojnë komplet transformatorët, që janë të dëmtuar për shkak të mbingarkesave.
Prandaj KEDS ka kërkuar nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale dhe t’i largojnë pajisjet shtëpiake edhe kur s’ka rrymë.
“KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë sa më racionalisht dhe në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyrë që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale”, thuhet në reagimin e KEDS.