Ikje masive e të rinjëve nga Tetova drejt perëndimit! (Video)
Dhjetëra autobusë, përplot me të rinj e të reja, të shtunën u larguan ng Stacioni I Autobusëve në Tetovë, me destinacion vendet e perëndimit.
Kjo është gjendja momentale në stacionin e autobusëve në Tetovë, pasiqë autobusët me mërgimtarë u larguan, disa drejt Gjermanisë, Italisë dhe disa drejt Zvicrës.
Të rinjtë të cilët u prononcuan për KlanMaqedoni thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër vec largimit për një jetë më të mirë. Fajin ua hudhin politikanëve.
“E lëmë vendlindjen të shkojmë për në mërgim, nuk kemi zgjidhje tjetër.
-Kush mendoni që janë fajtorët që të rinjtë emigrojnë?
Po dihet ajo.. Jo vetëm rinia, por krejt janë duke ikur, politikanët I kanë fajet, premtojnë edhe pastaj premtimet që i kanë, na premtojnë vetëm për të hipur në autobus dhe të shkojmë për në mërgim.
A keni shpresa, që do ktheheni përsëri?
Asnjëherë, nëse do kthehemi, pas 20 viteve, nëse bëhet mirë, nëse jo, atëherë shëndoshë..
Keni lënë familjen të vetme?
Po, nënën dhe babain, edhe vëllau pas nja dy-tre ditëve njejtë do ike..
“Në këtë shtet nuk ka asgjë, gjithçka që dëshirojmë është të largohemi në mërgim”
“Të tillë e kemi qeverinë, shtetin…”
“Gjenerata ime, mbaruan studimet, nuk kam asnjë në fshat.
I keni lënë prindërit të vetëm?
“Të vetëm, sepse jam djalë i vetëm”
Nuk e kishin të lehtë edhe ata që përcjellnin të afërmit dhe familjarët e tyre. Përvec dhimbjes së largimit ata kanë edhe një dhimbje tjetër – thonë se ata në vendlindje do të kthehen vetëm për pushime.
A e keni pritur që do të vijë dita që do të jetoni i vetëm me bashkëshorten?
Jo..
Ku mendoni që është fajtori që të rinjtë emigrojnë?
Krejt bota e di, papunësi e madhe këtu, çka të bëjë rinia këtu.
Keni shpresë që një ditë do të rikthehen në vendlindje?
Mendojmë, inshaallah, kismet mendojmë.
“Të rinjtë, që po largohen nga vendi, fajin e gjejnë tek politika, dhe nuk kanë shpresa që në një të ardhme të afërt, do rikthehen në vendlindje”
Pas festave të fundvitit shumë mërgimtarë kthehen në vendet e tyre të punës në perëndim. Në mesin e tyre edhe shumë të rinj në kërkim të një jete më të mirë. Gjatë fundjavave nga Tetova por edhe nga shumë qytete tjera, nisen me dhjetëra autobusë që kanë për destinacion vendet e perëndimit si Gjermaninë, Italinë e Zvicrën./KlanMacedonia/