“Grupi i zjarrit” mesazh Ahmetit: Mos e digj jorganin për disa pleshta

Shpërndaje

Të pakënaqurit brenda BDI-së që ndryshe në opinion quhen edhe si “grup i zjarrit”, kanë filluar takimet me, siç thonë ata, bazën e partisë, anëtarësinë e gjerë. Në një takim të realizuar sonte me anëtarët e kësaj partie nga zona e Karshiakës, Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Nevzat Bejta, Blerim Bexheti, ish deputeti i Besës, Kastriot Rexhepi e figura të tjera që përkrahin këtë grup, kanë çuar mesazh drejt kreut të partisë, Ali Ahmeti.

Në fjalimet e tyre, të gjithë kanë treguar përkrahjen për kreun e partisë Ahmeti, por kundërshtojnë disa figura, që sipas tyre po e dëmtojnë partinë dhe i plotësojnë kushtet për t’u larguar nga funksionet.

“Sonte në Karshiakë, në bazë, për të dëgjuar zërin e popullit! Gjithmonë kemi qenë, jemi dhe do të jemi me liderin Ali Ahmeti, por Kryetar, mos e djeg jorganin për disa pleshta”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në rrjete sociale nga disa prej krerëve të këtij grupi, bashkë me fotot e takimit.