RajoniTop Lajme

Befason Rama, sot “bashkëbisedon” me demokratët

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar për sot një debat të drejtpërdrejt me demokratët, pas zhvillimeve që po ndodhin në Partinë Demokratike, në mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Derisa dje është mbajtur një protestë e thirrur nga Berisha, sikurse ai, ashtu Basha akuzuan njëri-tjetrin për skenare dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

Rama ftoi demokratët t’i bashkohen atij për t’i dhënë çka munden Shqipërisë, si shqiptarë, qytetarë e si njerëz.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”, ka shkruar Rama.