MaqedoniTop Lajme

Në Kuvend vazhdon debati rreth zgjedhjes së Qeverisë së re

Shpërndaje

Deputetët sot në mesditë do ta vazhdojnë seancën e 60-të me të vetmen pikë në rend të ditës – zgjedhjen e Qeverisë së re. Mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski dje para deputetëve e prezantoi programin e punës së Qeverisë së re, e cila do të ketë 21 anëtarë. LSDM-ja dhe koalicioni do të kenë 12 ministra, BDI-ja gjashtë dhe Alternativa tre ministra.

Fokusi i qeverisë së re, siç paralajmëroi Kovaçevski, është të krijojë rritje më të madhe dhe të qëndrueshme të ekonomisë në dy vitet e gjysmë të ardhshme. Në fjalën e djeshme në Kuvend, paralajmëroi dyfishim të rritjes ekonomike dhe rritje të BPV-sëë deri në 5 për qind.

Sfida kryesore në ekonomi, tha ai, mbetet përballja me efektet negative të pandemisë dhe kriza energjetike. Ai bëri të ditur se paga minimale do të vazhdojë të rritet, gjë që do të kontribuojë në rritjen e pagës mesatare.

Rritja e pensioneve do të jetë gjithashtu një nga vendimet e para të Qeverisë së re. Qeveria e re, siç theksoi mandatari, ka plan për t’u përballur me krizën ekonomike dhe energjetike.