Maqedoni

Ahmeti: Pash vullnet te kryeministri bullgar! Të zgjidhet kontesti, që vendi të hap negociatat në qershor

Shpërndaje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas takimit me kryeministrin bullgar Kiril Petkov tha se tek ai ka parë vullnet për të zgjidhur çështjet e hapura mes Shkupit dhe Sofjes.

Ahmeti tha se shpreson që të gjendet zgjidhje sa më parë me qëllim që vendi të hap negociatat për anëtarësim në BE, në qershor të këtij viti.

“Unë sot pash një vullnet shumë të fort te kryeministri bullgar që kjo çështje të merr një epilog dhe sa më parë të gjendet zgjidhje e pranueshme për palët dhe ne të çelim negociatat për anëtarësim në qershor të këtij viti”, tha mes tjerash Ahmeti.

Postimi nga Ahmeti:

Marrëveshja e Ohrit është shtëpia e barazisë dhe është baza e të drejtave të komuniteteve, rrjedhimisht edhe të atij bullgar, përfshirja e të cilit në kushtetutën tonë nuk e dëmton vendin dhe as qytetarët, përkundrazi, e bën edhe më të qëndrueshëm dhe inkluziv.

Fryma e re në marrëdhëniet midis Sofjes dhe Shkupit kalon nëpërmjet të korridorit 8 dhe lidhjes nga deti i zi në detin Adriatik.

Këto i diskutuam sonte me Kryeministrin bulgar Kiril Petkov në takimin e hapur dhe konstruktiv.