Të enjten në mbrëmje reshje shiu e bore në Kosovë

Shpërndaje

Në dy ditët e ardhshme morti në Kosovë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët ka njoftuar IHMK.

Sipas njoftimit të enjten në mbrëmje do të ketë reshje të shiut dhe borës.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.