RajoniTop Lajme

Abazoviç përplaset me protestuesit: “Kurrë nuk kam tradhtuar njeri”

Shpërndaje

Kriza politike në Mal të Zi ka përfshirë vendin, ku janë organizuar edhe protesta në rrugët kryesore vendit.

Vetë ai është përplasur mbrëmjen e sotme me protestuesit të cilët e kanë quajtur atë tradhtar. Por nga ana e tij Abazoviç i është përgjigjur që tradhtarin duhet ta gjejnë diku tjetër

Ndërkohë zëvendëskryeministri dhe lideri i GP URA, Dritan Abazoviç ka deklaruar se ofron tri zgjidhje për krizën në Podgoricë.

Abazoviç është shprehur se një nga zgjidhjet është qeveria e pakicës , qeveri teknike dhe në rast të kundër alternativa tjetër është të shkohet në zgjedhje.

‘Një zgjidhje është të kemi qeveri pakicës, një tjetër është qeveri teknike dhe zgjidhja e tretë është të shkojmë në zgjedhje’, ka thënë ai.

Gjithashtu u shpreh se nuk ka vullnet popullor pa koalicionin Bardh a zi, ndërsa shtoi se nuk ka tradhtuar asnjë njeri në jetën e tij dhe se kurrë nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Më tej Abazoviç ka thënë se askush nuk mund të ndikojë në koalicion me primitivizën dhe se vendimet tha ai do të merren në mënyrë autonome.

I pyetur se përse vendosi të kërkojë rrëzimin e qeverisë, ai tha se ishin realizuar tri interpelanca dhe se tre ministra janë emëruar pa autorizim, duke shtuar se Këshilli Prokurorial nuk është votuar më 31 korrik, kjo sipas tij çoi edhe në një krizë të madhe në Cetinje.

Ndërkohë ai shtoi se personalisht është dakord me protestat, pasi sipas tij qytetarët po luftojnë për të mbrojtur vullnetin elektoral.

Sipas tij Milo Gjukanoviç së shpejti do të tërhiqet politikisht, ndërsa shtoi se hera e fundit që ka folur me të ishte në gusht të vitit të kaluar.

‘Gjukanoviç së shpejti do të tërhiqet politikisht. Le të tregojë koha nëse kam të drejtë apo jo’, ka thënë më tej Abazoviç.