Nëna e 17-vjeçarit të rivarrosur sot: Edhe tash i shoh lotët e tij para se me vra serbët

Shpërndaje

Fatime Dvorani, nëna e Nuredin Dvoranit, që u vra si 17-vjeçar nga forcat serbe më 1999, thotë se sot ndjeu një gëzim që më në fund ka një varr për djalin e saj, i cili u rivarros në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Ajo ende e vajton takimin e fundit që e pati me të birin, por thotë se tanimë ka ku t’i derdhë lotët dhe se në përvjetore s’do të shkojë te varrezat veç për hatër të shoqeve të saj, të cilat po ashtu kanë familjarë të vrarë në luftë, njofton Klan Kosova.

“Të rinjtë e fëmijët kanë ikur në mal. Shkova e ndejta pak, por s’guxoja me ndejtë shumë. Më tha: “Oj nanë, po vij edhe unë”. I thashë mos me ardhë se dy autobusë kanë zhdrypë në asfalt… e të mysin nër sy temin. Kajti. Edhe qitash i shoh lotët e tij”.

Rivarroset Nuredin Dvorani, eshtrat i identifikohen 23 vjet pas zhdukjes

Është identifikuar trupi i 17-vjeçarit Nuredin Dvorani, i cili ishte vrarë nga policia serbe në prill të vitit 1999.

Trupi i viktimës atëherë ishte varrosur në varrezat e fshatit Çikatovë e vjetër në Drenas.

Tek pas 23 vjetëve, këtë të premte, u bë rivarrimi i eshtrave të Nuredinit, në varrezat e fshatit Terstenik.

I njëjti bashkë disa bashkëfshatarë ishin larguar nga shtëpitë e tyre, për t’u fshehur nga serbët.