MaqedoniTop Lajme

Prijësit fetarë në Maqedoni të Veriut bëjnë thirrje për vaksinim

Shpërndaje

Prijësit fetarë në Maqedoninë e Veriut, i kanë bërë thirrje popullatës që të vaksinohet kundër koronavirusit, si mënyra e vetme për mbrojtjen e shëndetit nga sëmundja COVID-19 dhe kthimin e vendin në gjendje normale.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:

“Të gjithë jemi dakord se imunizimi është mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit, andaj vetëm duke rritur vaksinimin mund ta mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin kolektiv, gjithë kjo me të vetmin qëllim që të përballemi më mirë me pandeminë”, ishte mesazhi i përbashkët nga takimi i sotëm i ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, me krerët e komuniteteve fetare. Ky mesazh për rëndësinë e imunizimit kundër Covid-19 u përcoll nga Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë në Shkup .

“E falënderoj përzemërsisht kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefan, Reis ul-Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame, hfz. Shaqir ef. Fetahu, Peshkopin e Kishës Katolike, z. Kiro Stojanov, si dhe kryetarin e Bashkësisë Hebraike, z. Pepo Levi për këtë iniciativë fisnike, me të cilët i bëmë thirrje të përbashkët secilit qytetar që ta kuptojë seriozisht nevojën e vaksinimit kundër Covid-19”, tha me këtë rast ministri Sali.