Bota

Këshilli i Europës refuzon certifikatën “Green pass”: Është në kundërshtim me shkencën!

Shpërndaje

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka refuzuar certifikatën “Green pass”, e cila detyron qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të udhëtojnë në shumë vende të Europës.

Daily Fact raporton se një raport i miratuar në fund të janarit me një shumicë të madhe akuzonte përdorimin e certifikatave jeshile për të “ndëshkuar të pavaksinuarit”.

Kjo ka bërë që shteteve t’u kërkohet të informojnë qytetarët se askush nuk duhet të vaksinohet nëse nuk dëshiron dhe të sigurojnë që askush nuk do të diskriminohet nëse nuk vaksinohet.

Në thelb, sipas raportit, koncepti i lejes së gjelbër është “në kundërshtim me shkencën”, në mungesë të të dhënave për efektivitetin e vaksinave në uljen e ngjitjes dhe për kohëzgjatjen e imunitetit të fituar. Vota, e cila nuk është e detyrueshme, hedh poshtë dekretet e qeverisë Draghi, të cilat “diskriminojnë” ata që nuk janë të vaksinuar me ndalime që synojnë “parandalimin e SarsCov2”.

Sipas dosjes së dorëzuar në Senat me ‘Green pass’ nga avokatja Renate Holzeisen, cenohet edhe njohja reciproke ndërmjet vendeve të BE-së të certifikatave të vaksinimit, e cila sipas legjislacionit të BE-së është subjekt i provave shkencore për ndërprerjen e zinxhirëve të transmetimit. Ndërsa vaksinat e miratuara nga EMA kanë rezultuar efektive në parandalimin e formave serioze të Covid-it, por nuk parandalojnë përhapjen e virusit.