Rritja e pagës minimale dhe kontesti me Bullgarinë, Mickoski: Mendojnë se tradhtinë do ta mbulojnë me para
Kreu i VMRO-DPMNE-së përmes një shkrimi mëngjesin e sotëm ka kritikuar sërish mënyrën se si ekzekutivi po zhvillon bisedime me Bullgarinë, përcjell TVT21. Mickoski këtë e ndërlidh me vendimin për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, duke shtuar se si subjekt politik mbështesin një vendim të tillë por që pushteti përmes këtij vendimi sipas tyre po mundohet të “mbuloj tradhtinë”.
“Në vetëm pak ditë, pozitat negociuese maqedonase të krijuara prej dekadash u rrënuan tre herë. Dhe po, këtë turp, siç është e pranueshme sipas matricës së pronarit të vërtetë të Kovaçevskit, pra Zoran Zaevit, në mënyrë spektatore u arrit marrëveshje me lakeun e sindikatës për pagën minimale. E njëjta Qeveri, më 4 shkurt të këtij viti, për pak më shumë se një muaj, i futi në borxh të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për 135 milionë euro shtesë ose çdo familje për gati 17 mijë denarë. Ata mendojnë se tradhtinë do ta mbulojnë me para dhe kështu do të blejnë pak a shumë mbështetje nga qytetarët që i grabisin çdo ditë”, ka shkruar mes tjerash Mickoski.