Kjo është lista e kontratave në vepër në Komunën e Tetovës për vitin 2021

Shpërndaje

Komuna e Tetovës ka publikuar Listën e të gjitha kontratave në vepër të lidhura me Komunën e Tetovës për vitin 2021. Bëhet fjalë për gjithsej 812 kontrata në vepër. Këto kontrata janë të lidhura në mes palëve dhe Komunës së Tetovës, nën udhëheqjen e strukturave nga qeverisja e kaluar.

Njoftim nga Komuna e Tetovës:

Komuna e Tetovës, duke u avokuar për transparencë maksimale ndaj publikut, publikon Listën e të gjitha kontratave në vepër të lidhura me Komunën e Tetovës për vitin 2021. Bëhet fjalë për gjithsej 812 kontrata në vepër.

Këto kontrata janë të lidhura në mes palëve dhe Komunës së Tetovës, nën udhëheqjen e strukturave nga qeverisja e kaluar.

Persona që kanë sjellë raport për punën e kryer, në përputhje me marrëveshjet, do t’u paguhen të gjitha mjetet financiare të ngelura si rezultat i inspektimit të kësaj shkelje ligjore nga struktuarat e pushtetit lokal nga qeverisja e kaluar. Kurse atyre që nuk kanë dërguar raport për punën e kryer do t’u dërgohet njoftimi për kthimin e mjeteve të marra nga kontratat e tyre në buxhetin e Komunës së Tetovës. Në të kundërtën do të parashtrohet padi penale në organet e drejtësisë.

Gjithashtu ju informojmë se ky trend i transparencës për publikimin e gjitha kontratave në vepër në webfaqen dhe faqen zyrtare të komunës në facebook, do të vazhdojnë të publikohen rregullisht për çdo muaj.

Lista e kontratave në vepër