Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,03 % në raport me vendimin e datës 1.11.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) ulen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulet për 1,00 denar/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,690 denarë/kg dhe tani do të jetë 41,445 den/kg.

Nga data 9.11.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 76.50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 78,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 67,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 66,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,445 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë ulje: te benzina për 2,637 %, te nafta për 2,055 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,660 % dhe te mazuti ulje për 1,2%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,146%.