Skender Rexhepi -Zejd: Nënshkrimi im, jo bashkë me “Levicën”

Shpërndaje

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd ka thyer sot heshtjen e tij sa i përket rrëzimit të Qeverisë. Me këtë rast ai u shpreh se është për rrëzimin e kësaj qeverie, por jo me çdo kusht.

“E para gjithë deputetët kemi qenë të bindur që e Majta nuk nënshkruan, ishte që do të nënshkruaj PLD-ja, BESA, VMRO-ja dhe ne. Në frymën e kësaj, PO, u dakordova që të jap nënshkrimin dhe do ta jap gjithmonë, çdo nënshkrim kur do të duhet që të largohet e keqja e quajtur BDI për shqiptarët, por jo me çdo kusht. Edhe qëndrimi i alternativës është dhe gjithmonë ka qenë i tillë që ne nuk guxojmë ta identifikojmë veten me një subjekt politik antishqiptarë. Këtë nuk e lejoj në jetën time, të njollosi identitetin tim familjar për asnjë çmim”, tha Skender Rexhepi.

****

“Gjithë deputetët kemi qenë të bindur që E majta nuk nënshkruan dhe në frymën e kësaj u dakorduam për të dhënë firmën. Dhe qëndrimi i Alternativës ka qenë i njëjtë”, tha Skender Rexhepi.

Rexhepi ishte i prerë se nënshkrimi i tij nuk do të qëndroj bashkë në një listë ku qëndron edhe nënshkrimi i kreut të së m

“Kështu ka qenë që kur e kemi përpiluar atë listë pjesë e saj të mos jetë edhe e Majta. Unë nuk pranoj që nënshkrimi imë të jetë pjesë e Listës bashkë me nënshkrimin e kreut të së Majtës”, tha Skender Rexhepi-Zejd. Mandatin nuk e kemi marrë për tu shërbyer kauzave antishqiptare”, tha Zejd./alsat/

VIDEO