Kishim garancë nga Zijadin Sela se “E Majta” nuk do të jetë në atë listë (Video)

Shpërndaje

Koordinatori i grupit parlamentar të Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi në prononcimin e tij të sotëm për mediat ka deklaruar se nënshkrimin e tij për shumicën e re parlamentare e ka vendosur me kusht se në atë listë nuk do të jenë deputetët e subjektit politik “E Majta”.

Për këtë ai madje dhe deputetët e koalicionin ASH – AAA kanë marrë edhe garancën e liderit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, i cili ka zhvilluar bisedime me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickovski. Ai u shpreh se është ndjerë i befasuar kur ka parë se edhe përkundër kësaj garance, nënshkrimin e kishin vendosur edhe dy deputetët e partisë “E Majta”.

“Ne u mbledhëm të gjithë deputetët dhe kishim në bazë të informacioneve që erdhën marrëveshje se në nënshkrim do jenë do jenë VMRO-ja, koalicioni ynë, LDP-ja dhe Besa. Dhe unë insistoja që ne si koalicion të jemi të fundit që nënshkruajmë, kisha atë dyshimin tim edhe disa herë kam potencuar se nuk guxon të jetë E Majta ta keni parasysh, jo nuk është sigurisht.

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd në një deklaratë për media ka thënë se nuk do të jetë në një listë me njerëz të tipit të cilët e rrisin veten me urrejtje ndaj shqiptarëve atë nuk do ta lejojë asnjëherë.

“Në jetë nuk kam qenë dhe nuk jam Makievalist, nuk mundem një të keqe të luftojë me një të keqe tjetër. Të jem në një listë me njerëz të tipit të cilët e rrisin veten me urrejtje ndaj shqiptarëve atë nuk e kam lejuar asnjëherë, nuk ma lejon as edukata njerëzore, as familjare e askush.”