Qeveria e Maqedonisë e vazhdoi gjendjen e krizës me energjinë termike deri më 30 prill
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 13-të, e cila u mbajt online, miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në qytetin e Shkupit.
Për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për përdorimin e lëndëve djegëse alternative dhe kushtet e tregut të energjisë termike.
Me propozim të Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin në Sistemin e Menaxhimit të Krizave dhe Ministrisë së Ekonomisë, me këtë vendim shtyhet afati për vazhdimin e krizës në furnizimin me ngrohje deri më 30 prill 2022.
Vendimi, i cili do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të hyjë në fuqi më 17 shkurt 2022.