Lista “Guxo” regjistrohet si parti, Gërvalla: Do ta thellojmë bashkëpunimin me VV
Lista Guxo është regjistruar si parti politike në KQZ, ndërsa shpejt do të futet në një proces të brendshëm zgjedhor, për ta zgjedhur kryetarin/kreytaren dhe strukturat tjera udhëheqëse, njofton albazone media.
Pas regjistrimit të Listës Guxo si parti politike, udhëheqësja e kësaj partie, Donika Gërvalla ka thënë se ky formacion i ri politik i ka fillet në kohë të trazuara dhe të ballafaqimit me sfida, por sipas saj me sukses te jashtëzakonshëm në zgjedhjet e para një viti.
Gërvalla ka thënë se përveç me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk planifikojnë bashkëpunim me ndonjë parti tjetër politike në vend.
“Dallimi mes nesh dhe LDK-së është që ne jemi shumë më transparentë, programi ynë është drejtuar nga zhvillimi ekonomik dhe shoqëror shumë të përparuar. Nuk e shoh këtë bashkëpunim. Ne jemi përcaktuar për partneritet me VV-në, këtë mandat do ta përfundojmë me bashkëpunim te ngushtë. Do ta thellojmë bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Gërvalla.
Ministrja e Punëve të Jashtme nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet që lidhen me ministrinë që ajo drejton.