Sela: Opozita shqiptare po mobilizohet, sjellim ndryshimin te shqiptarët
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka ndërprerë procesin e anëtarësimit në këtë parti, për shkak se vijon organizimi i Kongresit të partisë.
Siç bëri të ditur ai, ASh numëron rreth 11 mijë anëtarë, prej të cilëve rreth 3.500 janë anëtarësime të reja.
Këta shifra sipas Selës janë dëshmi se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut po mobilizohet dhe priten ndryshime te shqiptarët.
“Janë dëshmi se opozita shqiptare mobilizohet dhe do të sjellim ndryshime në shoqërinë shqiptare. Të mos harrojmë që shqiptarët që 20 vjet jetojnë në monizëm… Monizëm me të gjitha fenomenet që e karakterizojnë këtë sistem”, tha Sela, transmeton TV21.
Ka bërë thirrje të veçantë ndaj të rinjve, pasi siç tha, qëllimi i vetëm është mbajtja e tyre në vend.
“Ju bëj thirrje që të jenë më afër Aleancës për Shqiptarët, sepse qëllimi ynë janë ata”, tha më tej Sela.
Anëtarësimi mbyllet deri në mbajtjen e Kongresit, pasi siç tha Sela, kjo me qëllim që të mos ketë dyshime se dikush me qëllim po anëtarëson individë që të zgjedhet vet në Kongres.