BotaTop Lajme

Tërë batalioni rus dorëzohet para ukrainasve, përulen ushtarët e Rusisë: Nuk dinim gjë për pushtimin

Shpërndaje

I gjithë batalioni rus iu dorëzua ushtrisë ukrainase në lindje të qytetit të Kharkovit. Në mesin e dhjetëra ushtarëve të kapur ishin Rafik Rakmankulov (19) dhe Mgomd Mgomdov (26) nga Kizilyurt, të cilët u përpoqën t’u shpjegonin ukrainasve se ata nuk erdhën për të qëlluar mbi ta, por vetëm “po hulumtonin terrenin”, shkruajnë mediat ukrainase, transmeton Reporteri.net.

Katër ushtarë të tjerë ukrainas, personel i një automjeti të këmbësorisë luftarake, u kapën nga forcat ukrainase pranë Luhansk mëngjesin e sotëm.

Ata u fotografuan me fytyrë të përulur derisa pyeteshin nëse e dinin për pushtimin.

Komandanti i forcave të armatosura ukrainase tha më vonë se ushtarët e tij kishin kapur një brigadë ushtarësh me motoçikleta, të cilët ishin dorëzuar.

Lajmi është publikuar me një foto të një njeriu që besohet të jetë kreu i brigadës, i cili ka një dorë të lidhur dhe një uniformë të përgjakur ku shkruan “Ushtria ruse”.