Tanket ruse hynë brenda zonave të banuara në Kiev (Video)

Shpërndaje

Tashmë kur forcat ushtarake ruse kanë depërtuar brenda kryeqytetit ukrainas, Kiev, ata janë parë duke kaluar në afërsi të zonave të banuara.

Në disa video të publikuara në rrjete sociale shihen mjete të rënda ushtarake ruse duke lëvizur në Obolon, zonë në veri të Kievit, kryeqytet i Ukrainës.

Duket se videot janë incizuar nga banorët e asaj zone nga banesat e tyre. Televizioni BBC ka vërtetuar se pamja në video është Oboloni.

“Pajisjet ushtarake në zonat e banuara të #Obolon”, thuhet në mbishkrimin e tyre.