Sela: ASH është parti e hapur për të gjithë shqiptarët
Aleanca për Shqiptarët (ASH) si parti e qendrës së djathtë është e hapur për të gjithë shqiptarët, qofshin madje ato edhe me bindje të majtë, deklaroi lideri i ASH-së, Ziadin Sela gjatë në intervistë për emisionin “8à8”në ATV.
“ASH është parti e hapur për të gjithë shqiptarët. Mendojë se sigla kombëtare duhet të jetë prefiksi i partive shqiptare për të dhënë mesazhin se cili është objektivi kryesor, synimin kryesor që ka një subjekt politik. Ne jemi Aleanca për Shqiptarët por promovojmë edhe vlera të të drejtave të njeriut pa marrë parasysh përkatësinë etnike të individit që qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë. Ne jemi të hapur për të gjithë të djathtët dhe të majtët. Duke pasur parasysh se shqiptarët kaluan një periudhë shumë të vështirë me të majtën, një sistem ndër më dikatorialat dhe më të egrit në Shqipëri, por edhe me të majtën në Jugosllavi nuk kemi kaluar aq mirë”, deklaroi Sela.
Sipas tij, shumë pak janë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që duan të persinifokohen me të majtën.